Një ngjarje e rëndë është shënuar në fshatin Poro të njësisë administrative Novoselë.

Një i vdekur dhe një i plagosur është bilanci i një atentati të ndodhur rreth orës dy të mëngjesit të ditës së sotme. Dy të rinj kanë qenë me motor duke shkuar në shtëpi.

Ndërkohë një automjet tip Mercedes ka qenë duke i pritur në një rrugë të fshatit Poro. Dy personat që ishin më motor kanë rënë preh e një breshërie plumbash kallashnikovi.

Ku si pasojë e plumbave ka mbetur i vdekur në vend 22 vjeçari Sotiraq Mëhilli ndërsa i plagosur ka mbetur 32 vjeçari Eno Mataj i cili dyshohet si shënjestra e këtij atentati.

Ndërkohë polica e Vlorës ka shkuar në vendngjarje duke krehur zonën për gjetjen e autorve dhe ka gjetur një automjet të djegur tip Mercedes me targa të vjedhura pranë nën kalimit të fshati Bishan 2 km lag vendngjarjes.

Po ashtu në makinën e djegur policia ka gjetur dy armë automatike Kallashnikov.