Problemet me aplikimin e ndihmës ekonomike në qytetin e Shkodrës nuk kanë të sosur. Këtë fakt e pohon dhe drejtori I Zyrës së Ndihmës Ekonomike dhe Paaftësisë pranë Bashkisë Shkodër Shkëlzën Mustafaraj gjatë një deklarate dhënë për mediat.

Mustafaraj akuzon shërbimin social për moshpalljen e vendimit në kohën e duhur. Sistemi i aplikimit është hapur vetëm me datë 9 tetor 2018 ora 12.00, ndërsa duhet të ishte i hapur që me datë 30 shtator.

Koha në dispozicion të aplikuesve është ngushtuar maksimalisht, duke pamundësuar aplkimin e familjeve në nevojë.

Ndërkohë Shkëlzën Mustafaraj thekson dhe në tjetër problematikë, vonesën gjatë kryerjes së aplikimit.

Pas kërkesave edhe nga bashkia e Shkodrës por edhe bashki të tjera, shërbimi social shtetëror ka marrë vendim për shtyrjen e afatit për dy ditë, nga data 10 tetor sistemi do të qeëndrojë i hapur deri me datë 12 tetor 2018.

Artikulli paraprakMIRDITË, MAKINA DEL NGA RRUGA, VDES 54-VJEÇARJA, DY TË TJERË TË PLAGOSUR
Artikulli tjetërM.MADHE, PROBLEM FURNIZIMI ME UJË TË PIJSHËM