Numri I te semuerve me probleme te shendetit mendor po rritet ndjeshme ne Qarkun e Shkodres.

Vetem gjate ketyre 2 muajve prane Qendres Komunitare te Shendetit mendor me shume se 2500 pacient kane kerkuar sherbim te specializuar. Mjeku psikiater Gjon Preci thote se me e prekur nga keto crregullime eshte grupmosha e mesme, kryesisht si rrjedhoje e problemeve sociale. Shifrat e larta te paciente qe kerkojne sherrbim te specializuar per problemet e shendetit mendor jane nje tregues I sensibilizimit te shoqerise per te trajtuar semundje te tilla, megjithate mjeku Preci thote se ka pacient qe nuk e pranojne nje fakt te tille. Shtimi i numrit të personave që tashmë rezultojnë të evidentuar, të regjistruar dhe të kartelizuar, nuk ka ardhur vetëm si rrjedhojë e sensibilizimit te shoqerise por edhe fale punes se specializura qe ofron kjo Qënder Komunitare. Nderkohe sipa mjekut Preci numri I pacienteve me probleme mendore po vjen gjithnje ne rritje, pasi vetem ne vitin 2015, me shume se 12 mije persona kane kerkuar sherbim te specializuar.

Artikulli paraprakPROMOVOHET LIBRI MBI PËRBALLJET E HISTORISË SË KISHËS NË SHQIPËRI
Artikulli tjetërURA E BANUSHIT NË GRUEMIRË, RREZIKON IZOLIMIN E BANORËVE