Përveç problematikave të shfaqura në javët e fundit me përmbytjet në zonat e nënShkodrës, janë vërejtur edhe avari në rrjetin elektrik, sidomos në Njësinë Administrative të Dajçit.

Sipas Gjon Balës Shef i Sektorit Teknik pranë OSHEE Shkodër, shprehet se aktualisht gjithçka është në rregull.

Avaritë e shfaqura më parë në Ças apo Dajç janë normalizuar pasi ekipet kanë qenë në terren. Sipas Balës ka patur disa thyerja shtyllash në rrugën e Dajçit, por që nuk administrohen nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektike, pasi janë private.

Megjithatë, me largimin e ujit gjithçka merrë normalitetin.Njësia administrative Dajç e ka ndjerë më shumë problemin e energjisë elektrike në javët e përmbytjeve.

E gjithë kjo ka ndodhur edhe për shkak të rrjetit të amortizuar, i cili nuk ka patur ndërhyrje që prej viteve të komunizmit.