Problemi i marrjes së certifikatave te pronësisë për tokat bujqësore është një gangrenë e trashëguar ndër vite.

Sipas drejtorit të Hipotekës në Shkodër, Zamir Leka, shprehet se marrëdhënia mes hipotekës dhe bashkisë Shkodër dhe asaj Vau Dejës ka qenë inegzistente, çfarë ka sjell të gjithë ngërçin e krijuar.

Aktualisht juristët janë ndarë mes dy bashkive me qëllim që aplikimet e bëra ndër vite të marrin zgjidhje. Për të gjithë punën, Leka shprehet se është e nevojshme 6 muaj kohë.
Sipas Lekës, në dy muajt e fundit ka patur mjaft përmirësime të punës, përderisa tashmë ka një bashkëpunim të ngushtë të Hipotekave dhe Aluiznit.

Si gjithmonë, e kanë vuajtur qytetarët, të cilët janë përballur me vonesa të theksuara ndër vite. Certifikatat e pronësisë janë një problematikë e trashëguar ndër vite, ndërkohë që shpresohet që gjithçka të marrë normalitetin, në mënyrë që qytetarët të zgjidhin njëherë e mirë çështjet.

 

Artikulli paraprakTAKIM INFORMUES PËR BIZNESIN E VOGËL NË SHKODËR
Artikulli tjetërBIZNESMENËT PRO TVSH-së