Dy raste të veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit janë goditur nga policia e Elbasanit, duke nisur procedim penal për dy pronarë lokalësh.

Hetimet kanë nisur për A. U., 42 vjeç, dhe E. Sh., 24 vjeç. Ne secilin lokal u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale nga një kompjuter i lojrave të fatit së bashku me aksesorët e tyre.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqesor Elbasan, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara”, dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”, thuhet në njoftimin e policisë së Elbasanit.

Artikulli paraprakTRAFIK KOKAINE NGA HOLANDA, MES TYRE NJË NJË SHQIPTAR
Artikulli tjetërDEKLARATE E DONALD LU,REAGON RAMA: UNË FLAS PËR VETEN TIME, TI …