Në dallim nga qarqet e tjera, Shkodra ka numrin më të madh të produkteve tradicionale që përfshijnë që nga kultivarët e fushës, gatimet e veçanta të zonës, kafshë, bimë të egra, dhe peshq të detit dhe liqenit.

Tirana renditet e dyta pas Shkodrës për intensitetin e lartë të identifikimit të produkteve tradicionale.Përveç Shkodrës dhe Tiranës paraqiten me intensitet të lartë te produkteve tradicionale, Puka, Malësia e Madhe, zona e Dibrës etj.

Ministria e Bujqësisë ka formuluar një listë, e cila ka fuqi ligjore në aspektin e prioritizimit të produkteve tradicionalë Ndërsa për herë të parë ka përfshirë në skemën e subvensionit kete vit mbështetje ekstra për prodhimet e tradiconale, të cilat mbështen nga një listë për çdo qark.

Konsumatorët shqiptarë kanë një prirje të fortë për produktet tradicionale, veçanërisht të mishit, por edhe për produktet e bëra nga qumështi, frutat dhe perimet.

Sakaq ministria e Bujqësisë ka në proces konsultimi një projektligj i ri që synon të përcaktojë kriteret se kur një prodhim bujqësor quhet tradicional dhe më pas do ta certifikoje atë