QEVERIA SHQIPTARE ZBATON KONVENTËN E GJENEVËS. Ministria e Punëve të Brendshme realizoi për herë të parë aplikimin dhe prodhimin e pasaportave të udhëtimit për shtetasit e huaj, që kanë fituar statusin e refugjatit dhe mbrojtjes plotësuese në Republikën e Shqipërisë.Prodhimi i këtyre dokumentave biometrike (letërnjoftim elektronik për të huajt dhe dokument udhëtimi) u krye në Qendrën e Personalizimit, me standarte të larta sigurie dhe teknologjinë e fjalës së fundit.

Një refugjat i pajisur me këtë pasaportë mund të udhëtojë lirshëm brenda dhe jashtë shtetit, i cili ka pranuar t’i sigurojë mbrojtje atij.Ndërkohë pajisja me këto dokumente për këtë kategorie personash i ndihmon ata që të përfitojnë arsimim, trajnim apo punësim, bashkim familjar, duke u kthyer në një parakusht thelbësor për një zgjidhje të qëndrueshme për problemet e tyre.Qeveria shqiptare kryen kështu edhe një detyrim sikurse dhe një shërbim të shtuar ndaj personave që bien nën ombrellën e Konventës për Statusin e Refugjatit të vitit 1951 dhe Protokollit të saj të vitit 1967, por dhe të Konventës në lidhje me Statusin e personave pa shtetësi.Nga 148 shtete palë të Konventës së Gjenevës, në lidhje me statusin e refugjatit, Shqipëria renditet në listen e vetëm 32 shteteve që e ofrojnë dhe konkretizojnë ketë të drejtë.

LAJMET E FUNDIT NE KOHE REALE