Larmia e produkteve në treg, bën që ditët e sotme, qytetarët kanë mundësinë që të zgjedhin më të mirat, me cilësoret e mbi të gjitha më të sigurtat.

Por sa të sigurta janë produktet që gjenden nëpër dyqane e supermarkete? Por disa ditë më parë emisioni inevstigativ “Stop” zbuloi se firma e pijeve “Briland Shkodër” prodhonte pije të çfarëdo lloj cilësie që t’i kërkohet dhe me kosto të ulët në varësi të kërkesave të konsumatorit. Qytetarët shkodran janë tepër të shqetësuar nga ky fakt të cilët shprehen se siguria për produktet ushqimore në vendin tonë nuk kanë aspak siguri.

Qytetarët shrehen se AKU e të gjitha institucuionet përkatëse për sigurinë e ushqimeve dhe pijeve në vend duhet të marrin masa immediate. Çdo herë e më tepër siguria ushqimore në vendin tonë lë për të dëshiruar duke bërë që konsumatori në asnjë moment të mos jetë i sigurt në atë çfarë konsumon në përditshmërin e tij.

Artikulli paraprakSËRISH ARMË NË VARREZAT E KOMANËS!
Artikulli tjetërSHKOLLAT DHE KOPSHTET NË “SITËN” E ISHSH