Aspirata e Shqipërisë për të nisur negociatat për anëtarësim në BE do të mbahet peng nga mosrealizimi në kohë i kryereformës integruese, reformës në drejtësi.

 

Në 15 tetor, Bashkimi Europian pritet të publikojë progres raportin e radhës për ecurinë e përmbushjes së prioriteteve të lëna detyrë për Shqipërinë, që sipas burimeve, do të ketë një vlerësim të përgjithshëm pozitiv për realizmin e detyrave, por pa rekomandimin për hapjen e negociatave për anëtarësim në union.

Angazhimi i qeverisë shqiptare, e artikuluar edhe nga kryeministri Edi Rama, ishte për votimin brenda tetorit të reformës, por klasa politike shqiptare, edhe një herë nuk ia doli të kapë ritmin.

Pavarësisht punës së bërë nga shumica e opozita, vetëm në dhjetor do të arrihen të votohen ndryshimet kushtetuese për realizmin e reformës.

BE PRITET TË VLERËSOJË ATË ÇFARË ËSHTË BËRË, POR DUHET AKOMA

BE pritet të vlerësojë punën e bërë deri më tani, por kërkesa do të vijojë të jetë, nevoja për një proçes gjithëpërfshirës së reformës.

Progres raporti do të publikohet në Bruksel, por për herë të parë prezantimi i tij në Shqipërië, do të bëhet në Tiranë nga Drejtori për Zgjerimin në BE, Christien Danielson dhe jo më nga Ambasadori i BE, një format i aplikuar në rastet e tjera.

Danielson pritet ta bëjë publik vlerësimin në një dalje publike.

Artikulli paraprakRAMA PROPOZON, VITIN TJETËR SAMI I DIASPORËS NË TIRANË
Artikulli tjetërPALESTRAT, DAR I KTHEN PËRGJIGJET “SPORT KLUB VLLAZNIA”