Ka nisur projekti për “pastrimin e kanaleve kullues nga bashkia Shkodër”, përmes të cilit përfitojnë punësim 100 kryefamiljarë të familjeve më në nevojë, kryesisht nga zonat më në rrisk nga përmbytjet.

Ky projekt vazhdon të zbatohet çdo ditë të javës.

Bashkia njofton se në njësitë administrative Dajç, Bërdicë, Velipojë, Ana e Malit, Guri i Zi e Rrethina po punohet për përmirësimin e situates në sistemin e kanaleve kullues por edhe në bregun e liqenit të Shkodrës.

Përmes këtij pastrimi synohet krijimi i një perspektive përmes punësimit dhe në të njëjtën kohë realizimin e punëve në dobi të komunitetit.

Artikulli paraprakHISTORIA, DEBITOR NDAJ OSHEE ME FATURA TË PAGUARA
Artikulli tjetërPROJEKTI “BALKAN’S GATE” MBËRRIN NË SHKODËR