Qentë endacak në rrugët e qytetit të Shkodrës një pjesë e tyre do vaksinohen dhe do të sterilizohen. Shoqata “Animals Need Me” që merret me mbrojtjen e kafshëve është bërë fituese e një projekti dhe do të asistohet edhe nga 15 veteriner që kanë ardhur nga Amerika në Shkodër.Në bazë të projektit që financohet nga fondacioni amerikan aktualisht do të vaksinohen dhe sterilizohen rreth 150 kafshë endacake ndërsa në një raund të dytë do jetë Bashkia Shkodër që do mundësojë sterelizimin dhe vaksimin edhe 100 qenve të tjerë.

Aktualisht të evidentuar nuk janë më shumë se 400 qen endacak nga ana e Bashkisë Shkodër. Megjithatë mendohet se numri i tyre është disa herë më i madh dhe natyrisht do të duhej një angazhim më i madh për të bërë vaksinimin dhe sterilizimin e tyre. Ky problem është bërë shpesh herë shqetësim për qytetarët të cilët jo pak herë janë rrezikuar sidomos gjatë orëve të natës kur në lagje të ndryshme të qytetit ka grumbuj qensh që shkojnë deri në 30 apo 40 të tillë.