Zonat e përfshira në projektin “100 fshatrat”, mes të cilave edhe Qelëza në bashkinë Pukë do ti nënshtrohet një studimi të detajuar, mbi pasuritë , resurset, vecoritë, traditat dhe cdo gjë tjetër që i bëjnë këto zona atraktive dhe të vizitueshme për turistët.

Për këtë qëllim qeveria shqiptare në bashkëpunim me fakultetet e arkitekturës dhe ekonomisë në universitetet shqiptare ka krijuar nje akademi me studentët e arkitekturës në vend që të kryejnë një studim të detajuar të këtyre zonave.

Në këtë kuadër profesorët bashkë me studentët e arkitekturës bënë një vizitë në bashkinë Pukë për tu njohur me karakteristikat e zonës së Qelzës e përzgjedhur në projektin 100 fshatrat.

Ndërsa kreu i bashkisë së Pukës Gjon Gjonaj i ka njohur ato me vecoritë, karakteristikat dhe traditat e zonës.

Më tej studentët të shoqëruar nga një grup pune i bashkisë Pukë, kanë nisur punën në terren e cila do të kurorëzohet me një studim me të gjithe elementet dhe nevojat për ndërhyrje në zonën turistike të Qelëzës.

Artikulli paraprakHOT I RI ,BANORËT: UJI I AUTOBOTIT I NDOTUR
Artikulli tjetërSHKODËR, DRAMA NJERËZORE NË FAMILJEN PALINA