Programi i fokusuar tek turizmi dhe agrobiznesi do të financojë rehabilitimin e plotë infrastrukturor, kulturor dhe historik të 100 fshatrave anembanë vendit.Projekti i 100 fshatrave u prezantua pak muaj më parë nga kryeministri i vendit Edi Rama.

Këto fshatra janë zgjedhur mbi bazën e potencialit të tyre turistik dhe pritet të shndërrohet në qendra të një lloj turizmi të ri, të panjohur deri më parë në vendin tonë, turizmi rural.

Në Qarkun Shkodër janë përzgjedhur Drishti, Zogaj, Theth, Mjedë, Kukël, Qelëz, Kryezi, Razëm, Vrith, Lëpushë.

Mirëpo banorët e Bogës janë të zhgënjyer përse zona në fjalë është lënë jashtë këtij projekti për faktin se potencialet që të ofron Boga janë të mjaftueshme për të ndërtuar projekte

Turizmi malor po tërheq gjithnjë e më shumë të apasionuar pas tij, ku padyshim kryesojnë turistët të huaj. Një ndër ta është edhe Boga

Për këtë zonë sipas banorëve nuk ka pasur interesim të lartë si nga qeveria ashtu edhe nga pushteti vendor , por në vitet e fundit, janë ndërtuar shumë vila, hotele e shtëpi. Aktualisht ndërtimet janë ndalur, kurse çmimi i tokës është shtrenjtuar dukshëm

 

 

Artikulli paraprakVIZAT E BARDHA, QYTETARËT: NDIHEMI MË TË SIGURTË
Artikulli tjetërHOT I RI, MAKINA RRËZON SHTYLLA E KAZANË