Për herë të parë “Balkan’s Gate” projekti i cili bën bashkë regjisorë nga shtete të ndryshme të botës për prodhimin e filmave ka mbërritur në qytetin e Shkodrës.

Regjisorja dhe drejtuesja e këtij projekti Ajola Daja shpreheet këtë vit janë tre filma me fokus problemet sociale.

E veçanta këtë vit është se u zhvillua një trajnim i mbështetur nga Ambasada Amerikane me studentët e degës së gazetarisë të universitetit të Shkodrës për përdorimin efikas të imazhit me temë dhunën ndaj gruas.

Filmat që vijnë në edicionin e katërt të “Balkan’s Gate” kanë disa mesazhe të qarta që lidhet me temat sociale dhe shqetësimet e përditshme në shoqërinë tonë.

Në edicionin e katërt të “Balkan’s Gate” morën pjesë regjisorë nga Italia, Franca, Irani dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, projekt që nisi për të nxitur bashkëpunimin e kineastëve nga e gjithë bota.