FINANCOHET NGA BE DHE ORGANIZOHET BASHKË ME UNESCO. Shkodra është qyteti i parë në Shqipëri që bëhet pjesë e projektit për përmbytjet FLOODIS, i financuar nga Bashkimi Europian i organizuar sëbashku me UNESCO-n. Ky projekt synon që të asistojë dhe ndihmojë për t’i paraprirë përmbytjeve dhe parandaluar përmes metodave të avancuara teknologjike. “Vij sot të prezantoj projektin Floodis që është një sistem i ri për të drejtuar në mënyrë të avancuar përmbytjet.

Ky sistm do lejojë përfshrijen e qytetarëve dhe krijimin e mjeteve të reja për të drejtuar në mënyrë më efiçente përmbytjet duke kursyer qoftë para qoftë duke shpëtuar jetë njerëzish. Kemi bërë një studim për Shkodrën që preket lehtësisht nga përmbytjet. Kemi marrë hartat satelitore të përmbytjes së 2010-ës që kanë qenë më të rëndat dhe për këtë kemi zgjedhur këtë zonë për të demonstruar projektin. Sistemi Floodis do jetë e mundur që të përdoret në të gjithë Europën sepse është i lidhur me sistemet e tjera të emergjencës”. Shefi i emergjencave civile Shemsi Prençi thotë se projekti Floodis do ndihmojë në parandalimin e përmbytjeve. Bashkitë e reja të mëdha thotë Prençi tashmë kanë më shumë përgjegjësi. Sistemi FLOODIS synon të mbyllë një hendek të madh për ekipet e menaxhimit të fatkeqësive natyrore dhe njësitë e reagimit ndaj emergjencave duke u ofruar atyre një platformë të centralizuar dhe gjithëpërfshirëse për grumbullimin, ruajtjen dhe zhvillimin e informacionit rreth rasteve emergjente nga burime të ndryshme, duke përfshirë edhe të dhënat e krijuara nga përdoruesi dhe analizat në rrjete sociale.

Artikulli paraprakM.MADHE, PLAGOSET 52 VJEÇARI
Artikulli tjetërME 7 KORRIK, MBYLLEN LLOGARITË FINANCIARE TË KOMUNAVE