HILA: KY PROJEKT DO TË SHTRIHET NË TË GJITHË BASHKINË VAU DEJËS. Projekti “Jica”, tashme do të zbatohet ne terren, ne kater fshatrat e Komunes aktuale te Bushatit, duke perfshire fshatin e Rranxave, Bushatin, Melgushen dhe Stajkat. Perfaqesues te ketij projekti kane qene present ne Komunen e Bushatit ku jane takuar me kryetarin e sapo zgjedhur te Bashkise Vau Dejes, kryetain aktual te komunes z. Zef Hila.

Gjate ketij takimi, perfaqesuesit e projektit te financuar nga qeveria japoneze kane paraqitur edhe menyren e implementimit te ketij projekti. Nga ana e tij, Kryetari I zgjedhur I Bashkise Vau Dejes, gjate diskutimit u shpreh se pervec komunes se bushatit ky projekt do te shtrihet ne te gjithe territorin e bashkise Vau Dejes. Nje nga problematikat e hasura nga specialistet e ketij projekti ne territorin e Komunes bushat, ka qene ceshtja e mbetjeve bujqesore te cilet perfshijne 50% te mbetjeve ne teresi ku eshte parashikuar nje skeme e re e ndarjes dhe diferencimit te ketyre mbjetjeve me perfitues direct komunitetin.

Artikulli paraprakPUKJANËT MASIVISHT PËR AZIL, BRAKTISET QYTETI
Artikulli tjetërFEJZI PERDJA, NDEROHET ME TITULLIN “MIRËNJOHJA E QYTETIT”