KALAMISHI: VLLAZNIA DO TË RESPEKTOJË KAMPIONATIN, PREMIO PËR TIRANËN. Star Sport është ndalur këtë të hënë në zhvillimet e fundit për projektin e stadiumit “Loro Boriçi”,

i ftuar në studio ka qenë administratori i klubit të Vllaznisë, Neritan Kalamishi, i cili përveç stadiumit ka folur dhe për ndeshjen e ardhshme që do të ketë skuadra ndaj Tiranës duke premtuar kështu një premio. Ndërkohë, mesfushori Alsid Tafili thekson se skuadra ka një ndryshim të dukshëm në krahasim me javët e kaluara. Në pjesën e dytë, “Star Sport” është fokusuar tek kategoria e parë ku I ftuar ka qenë trajneri i Adës, Kreshnik Krepi që ka dhënë garancinë e tij se ekipi do të qëndrojë në kategori, si dhe Samuel Nikaj tashmë në rolin e trajnerit të Mamurrasit ku beson tek një sukses për t’u ngjitur në superiore. Në javën e ardhshme, “Star Sport” do të ndalet më konkretisht tek puna e Vllaznië e stafit teknik si dhe asaj që pritet të ndodhe deri në fund të këtij kampionati.