Në një deklaratë për mediat, deputetja e Partise Demokratike, Albana Vokshi ka publikuar akuzat e tyre për skemën e grabitjes së territorit të Teatrit Kombëtar.

Sipas Vokshit, Rama dhe Veliaj po e përdorin Teatrin për të pastruar paratë e krimit dhe të drogës. Akuzat e Vokshit thonë se është mbajtur e fshehtë ndërtimi I kullave në qendrën historike të kryeqytetit.

Edi Rama dhe Erion Veliaj e kanë mbajtur të fshehtë deri më sot projektin e kompanisë së tyre private, që do të shkatërrojë Teatrin Kombëtar dhe do të ndërtojë 6 kulla në qendrën historike të kryeqytetit.

Kryeministri dhe kryebashkiaku gënjejnë publikisht, kur thonë se territori i Teatrit nuk do të preket asnjë centimetër.

Gënjejnë për të mbrojtur milionat e tyre të paligjshme nga droga dhe korrupsioni. Miliona që duan t’i pastrojnë duke bërë një krim edhe më të madh: shembjen e Teatrit Kombëtar,

grabitjen e pronës së tij dhe pjesës tjetër pranë tij, si dhe noterizimin e grabitjes dhe pastrimit të parave nëpërmjet ligjit të jashtëzakonshëm, që duan ta miratojnë në parlament me urgjencë deri të enjten.

Harta që po publikojmë sot tregon sipërfaqen e Teatrit Kombëtar, sipas vërtetimit hipotekor.

5.522 m2 janë pronë e Teatrit Kombëtar, për të cilin Veliaj tha se nuk preket asnjë centimetër. Por harta tregon qartë se projekti i Edi Ramës për shkatërrimin e Teatrit, parashikon ngritjen e 3 kullave në territorin e Teatrit Kombëtar.

Përfitimi minimal i përllogaritur nga ekspertët është 205 milionë euro.

Për të rritur sa më shumë fitimin nga kullat e krimit, Edi Rama i ka vënë tokës publike në qendrën historike të Tiranës çmimin qesharak 470 euro për metër katror, ndërkohë që çmimi në atë zonë për një apartament apo biznes është 5 -10 herë më i shtrenjtë, por në asnjë rast më pak se 2500 euro metri katror.

Prej më shumë se dy javësh, Kryetari i Bashkisë refuzon kërkesën e opozitës për të dhënë shpjegime në Komisionin Parlamentar, si dhe refuzon të përmbushë detyrimin ligjor për të dhënë informacion me shkrim rreth projektit të propozuar nga kompania “Fusha”, ku përcaktohet hedhja në erë e Teatrit Kombëtar dhe ngritja e 6 kullave.

Në shkelje të afateve ligjore, Erion Veliaj, sekseri i Edi Ramës në bashki, nuk ka sjellë asnjë përgjigje në Parlament, duke mbajtur të fshehtë Skemën e Grabitjes së Teatrit Kombëtar dhe Pronës Publike në mes të Tiranës.

Siç ju treguam, skema e grabitjes është paracaktuar në zyrën e Edi Ramës që, pasi nxorën jashtë funksionit Gjykatën Kushtetuese, ka planifikuar të miratojë me urgjencë, brenda dy ditësh, vjedhjen e shqiptarëve me ligj të jashtëzakonshëm dhe antikushtetues.

Janë këto grabitje që ia kanë mbyllur derën Shqipërisë për në Europë, e cila refuzon një kryeministër hajdut si Edi Rama.

Tani, është në dorën tonë të mos lejojmë Edi Ramën të shkatërrojë çdo vlerë të identitetit kulturor dhe europian të shqiptarëve!

Të mos e lejojmë të na përdhosë dinjitetin njerëzor, i vetmi etalon që përcakton, nëse jemi apo jo europianë.

Partia Demokratike iu bashkohet artistëve në kauzën e drejtë për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar!

Është koha që çdo shqiptar me dinjitet ta bëjë këtë!