Nxënësit e pesë shkollave 9-vjecare të Shkodrës do të bëjnë detyrat me mësues të dedikuar në klasë, edhe pas përfundimit të mësimit në mesditë.

Fëmijët do të qëndrojnë deri në orën 17:00 të pasdites duke ju dedikuar vëmendje në mësimet e tyre dhe ushtruar pasionet në art dhe sport.

Ky projekt pilot do të fillojë të zbatohet tek shkollat “ Skenderbeg”, “Ali Lacej”, “Xheladin Fishta”, “Dëshmorët e Prishtinës”, “Edit Durham”

Në këtë shkolla do të ofrohet vakti i drekës për të shtyrë afatin e qëndrimit të fëmijëve në shkollë, për aktivitete social-kulturore dhe për të bërë detyrat e shtëpisë.

Duke zgjatur procesin e ndenjes në shkollë dhe duke u kujdesur disa mësues të posaçëm për kryerjen e detyrave të shtëpisë.