15 maji shënon edhe ditën botërore tëfamiljes. Në kuadër të kësaj date të shënuar, shoqata “Projekti Shpresa” në qytetin e Shkodrës ka organizuar aktivitetin socio-kulturor me temë “Disiplina e Lumturisë në rutinën ditore të shtëpive-familje”. Suela Ndoja, psikologe klinike pranë qendrës ditore të shoqatës “Projekti Shpresa” tregoi për rolin e madh në shoqëri tështëpive familje.

Personat resident të kësaj qendre u bënë protagonist të programit socio-kulturor duke dhënë mesazhe kundër fenomenit të diksriminimit. Pjësëmarrës në këtë organizim ishin edhe përfaqësuesja e zyrës rajonale të komisionerit për mbrojtjen nga diskriminimi dhe aktorët e teatrit “Migjeni” Gac Kodrina e Qazim Çela.