MBËSHTETJE PRONARËVE QË U RREZIKOHET SHEMBJA E OBJEKTEVE.Fryma e Re Demokratike në qytetin e Shkodrës është kundër qëndrimit që po mban Bashkia Shkodër në lidhje me mundësinë e prishjes së objekteve në afërsi në stadiumit “Loro Boriçi” nga INUK.

FRD deklaron se Bashkia Shkodër dhe këshilli bashkiak para se gjithash duhet të jenë avokatë të qytetarëve të vet.FRD kërkon që institucionet të gjejnë gjuhën e mirëkuptimit e të zbatimit me logjike për vlerësimin e pronës.Rreth 20 apo 30 objekte rrezikojnë të prishen nga INUK për shkak të projektit për rikonstruksionin e stadiumit “Loro Boriçi”. Banorët që mund të preken nga ky projekt brenda pak ditëve organizuan dy protesta duke qenë totalisht kundër vlerës që mendohet për shpronësim.  

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”//www.youtube.com/embed/X8LY8pbdEIM” frameborder=”0″ allowfullscreen ]