Pas përmbylljes së hetimeve, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka dorëzuar në gjykatë dosjen për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

Dosja dorëzohet në Gjykatë pas rreth dy vitesh hetime ku tani do të jetë gjykata ajo që do të vendosë nëse çështja do të shtrohet për gjykim me provat e mbledhura nga akuza.

Ish-ministri është hetuar për dy akuza, trafikimin e narkotikëve të kryer në bashkëpunim, si dhe korrupsionin pasiv të funksionarëve të lartë shtetëror.

Prokuroria në lidhje me akuzën e parë, ngre dyshimet se Tahiri ka qenë në dijeni të veprimtarisë kriminale të Moisi Habilajt dhe të anëtarëve të tjerë të kësaj bande duke siguruar paprekshmërinë e veprimtarisë kriminale të tyre.

Hetimet për ish ministrin Tahiri janë zgjatur tre herë në pritje të letër porosive nga Italia, Greqia dhe Mali i Zi për të vërtetuar akuzat ndaj tij. Tahiri u hetua në masën detyrim paraqitje pas heqjes së masës arrest shtëpie nga gjykata e Apelit për Krime të Rënda

Artikulli paraprakHAJDARI QËNDRON NË PARLAMENT: BABANË TIM E PËRJASHTUAN DY HERË NGA PD
Artikulli tjetërSHQIPTARI DHE ITALIANI VDESIN NË AKSIDENT, PLAGOSEN DY VAJZA