Prokuroria e Tiranës ka marrë në pyetje dje “Dëshmitarin X” të Partisë Demokraitke të njohur si Albert Veliu, 51 vjeç nga Vlora.

Prokuroria e Tiranës konfirmoi se Veliu ka dëshmuar ditën e enjte në prokurori duke i qëndruar deklarimeve të bëra edhe publikisht në video-dëshminë e transmetuar nga selia blu rreth orës 14 të së enjtes.

I pyetur nga hetuesit për mënyrën e realizimit të përgjimit, Veliu ka mohuar autorësinë duke deklaruar se biseda dhe zëri është i tij dhe Agron Xhafës por ai s’ka dijeni se si është kryer përgjimi.

Prokuroria e Tiranës e ka pyetur Veliun në cilësinë e deklaruesit pas kallëzimit të bërë nga Agron Xhafa, ndërsa pritet që për të zbardhur të vërtetën e këtij përgjimi të kryhet dhe një ekspertizë teknike për të përcaktuar nëse është apo jo autentik dhe mënyrën se si është realizuar