Prokurori i Krimeve të Rënda, Njazi Seferi ka firmosur vendimin që familja e Kaçifa të tërheqë trupin e 35-vjecarit të vrarë nga RENEA në Bularat të Gjirokastrës, 8 ditë më parë.

Trupi i Kaçifa ndodhet prej disa ditësh në morgun e Tiranës pasi u transportua me qëllim që t’i nënshtrohej për herë të dytë ekspertizës mjeko-ligjore.

Ekstremisti grek Konstantinos Kaçifa u vra më 28 tetor të këtij viti gjatë një feste për nderimin e ushtarëve grekë të rënë gjatë luftës italo-greke.
35-vjecari u ekzekutua nga RENEA pasi nuk pranoi të dorëzohej. Ai qëlloi me breshëri duke qëlluar mbi policinë shqiptare dhe duke rrezikuar jetën e efektivëve të Policisë.

Pas vrasjes, një konflikt diplomatik përfshiu Shqipërinë dhe Greqinë. Athina zyrtare kërkoi hetim dhe përfshirje në hetimet e palës shqiptare, ndërsa mediat e vendit fqinj e etiketuan Kaçifan si hero.

Nga ana tjetër, Tirana zyrtare bëri thirrje për qetësi, si edhe kryeministri Edi Rama tha se Kaçifa ishte një rast i izoluar dhe se policia shqiptare veproi sic duhej.

Artikulli paraprakDJALI RREH BABANË, I SHKATËRRON EDHE SERAT
Artikulli tjetërVAR VETEN NË MAGAZINË 27-VJEÇARI