Prokuroria po heton lidhur me abuzimet me pronat, veçanërisht në zonat bregdetare. Kështu pas hetimeve në Lezhë që çuan në arrestimin e 23 zyrtarëve të bashkisë,

mes të cilëve edhe Kryebashkiakut që më pas u lanë të lirë nga gjykata dhe hetimeve të filluara në Durrës, prokuroria po heton edhe në Shkodër.

Sikundër raportohet, nga prokuroria e rrethit po shqyrtohen dosjet për bregdetin e Velipojës dhe zonave turistike që përfshin ky qark.

Burimet bëjnë të ditur se prokurorët, referuar denoncimeve, kanë marrë dosjet nga zyrat vendore të Hipotekës dhe po krahasojnë vendimmarrjet, kalimin e pronësisë, regjistrimet dhe gjithçka tjetër që ka të bëjë me proçesin.