Kërkohet 27 vite burg në total ndaj 4 shqiptarëve të arrestuar në Itali. Ata dyshohen se janë autorët e disa vjedhjeve, grabitjeve si dhe kërcënimeve e shantazheve të ushtruara kryesisht ndaj fëmijëve.

Grupi i shqiptarëve akuzohet për 86 raste të dhunimit të pronës si dhe 39 raste të tjera për bastisje të shtëpive, aksione këto të cilat dyshohen se janë zhvilluar gjatë vitit 2012 – 2013.

Sipas medieve, mësohet se, prokurori ka kërkuar nga 9 vite burg për Tufik Merxhonin, Marenglen Beshin dhe 5 vite burg për Renato Tamajn dhe 8 vite burg për Edi Dardhën.

Ende nuk është dhënë vendimi final, por në rast se do të vërtetohen të gjitha akuzat, shqiptarët rrezikojnë të dënohen me 27 vite burg në total.

Hetimet vazhdojnë për dokumentimin e plotë të veprimtarisë së tyre, të cilat do të përdoren nga togat e zeza për t’i dënuar apo për t’i lënë të lirë për mungesë provash.