Prokuroria mbyll dosjen dhe dërgon për gjykim deputetin Mark Frrokun. Ndaj tij janë ngritur 4 akuza: Vrasje me paramendim, e kryer në bashkëpunim”, Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive të personave të zgjedhur dhe nënpunësve publikë”,

Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”,  dhe “Ndërtim të paligjshëm” Ndaj deputetit i cili aktualisht gjendet nën masën e sigurisë “arrest me burg”, caktuar nga Gjykata e Lartë nisën hetimet më dt. 28.03.2015. Sipas prokurorisë Mark Frroku në bashkëpunim me 3 persona të tjerë kanë vrarë Aleksandër Kurtin, për shkak të përplasjeve në aktivitetin e paligjshëm të shfrytëzimit të prostitucionit. Sipas ILDKP-së deputeti ka një pasuri prej 2 milionë dollarësh saktësisht 209.627.218 lekë të reja) të cilat  nuk justifikohen me burime të ligjshme. Po kështu deputeti akuzohet se ka kryer ndërtim pa leje në rrugën e Durrësit, pranë Bllokut të Ambasadave.

Artikulli paraprakPROTESTA E OPOZITËS, REAGIMI QYTETAR ME 8 DHJETOR
Artikulli tjetërDHJETORI I LIRISE, LARG DHE AFER