Prokuroria e Durrësit, në mbështetje të nenit 378/1 të Kodit të Procedurës Penale i paraqiti Gjykatës konkluzionet përfundimtare për çeshtjen penale nr. 48 të vitit 2014.

Cështja penale për akuzat “Pastrim të produkteve të vepres penale ose të veprimtarisë kriminale” të parashikuara nga neni 287/2 germat “b” dhe “c” te Kodit Penal eshte ne ngarkim te te pandehurve Aleko Perlesi dhe Drane Kola.

Procedimi penal filloi pas kallezimit te shtetases Q. P. (M) me 11 tetor 2013 ndaj te pandehurit Aleko Perlesi, sipas te cilit ky i fundit me parate e fituara nepermjet shfrytezimit te prostitucionit ka blere apo po nderton prona te paluajtshme ne zonen e Durresit dhe i ka vendosur ne emer te pandehures Drane Kola, ish-bashkeshortja e tij.

I pandehuri Aleko Perlesi, me vendimin nr. 146, dt. 15. 03. 2007 te Gjykates Durres u denua me 4 vjet e 8 muaj burg per “Shfrytezim prostitucioni ne rrethana renduese” sipas nenit 114/a/2,5 te K. Penal, ne dem te shtetasve V. P., E. M., K. D, etj.

Ky procedim penal ndaj te pandehurit Aleko Perlesi ka filluar mbi bazen e leterporosise se autoriteteve gjyqesore franceze, te cilet nga ana e tyre kishin filluar hetime per veprimtarine e shfrytezimit te prostitucionit ne zonen e Nancy ne France te disa femrave shqiptare dhe rumune nga Aleko Perlesi me djemte e tij Dritan dhe Xhevahir Perlesi.

Sipas vendimit te gjykates, nje vajze e re ka denoncuar ekzistencen e nje rrjeti te gjere prostitucioni shqiptar e rumun, te vendosur ne zonen e Nancy ne France, por te shtrire edhe ne qytete te tjera si Avignon, Lyon dhe Toulouse.

Ky grup drejtohej nga familja Perlesi dhe Mehmet Ademov.
Po sipas vendimit te gjykates V. P., E. M., K. D., kane qene prostituta ne France qe nga viti 2002 per llogari te “klanit” Perlesi, por duke u implikuar edhe ne organizimin dhe kontrollin e prostitutave te tjera per llogari te klanit familjar.

Nga ekzaminimi i parave te derguara me “Wstern Union” ne 2002 – 2005 nga shtetaset e mesiperme, rezulton se perfitues i shumave te parave eshte edhe i pandehuri ne ate gjykim Aleko Perlesi.

Prokuroria Durres kerkoi qe lidhur me masen e denimit per Drane Kolen te marre parasysh rrezikshmerine mesatare te vepres penale dhe rrezikshmerine mesatare te autorit te saj faktin se e pandehura Drane Kola eshte person me personalitet
te paster juridik.

Ne lidhje me masen e denimit per Aleko Perlesin iu kerkua gjykates nga prokuroria Durres qe te marre parasysh rrezikshmerine mesatare te vepres penale dhe rrezikshmerine mesatare te autorit te saj faktin se i pandehuri Aleko Perlesi eshte person perserites i denuar me pare nga Gjykata.

Keshtu qe Prokuroria Durres i kerkoi gjykates:
• Deklarimin fajtor te pandehures Drane Kola per vepren penale “Pastrim i produkteve te vepres penale ose i veprimtarise kriminale” e kryer ne bashkepunim ne kuadrin e fshehjes ose mbulimit te natyres se vertete te pronesise ose te drejtave ne lidhje me pasurine

duke ditur qe kjo pasuri eshte produkt i vepres penale si dhe fitim i pronesise duke ditur qe ne çastin e marrjes ne dorezim qe kjo pasuri eshte produkt i vepres penale, veper kjo e parashikuar nga neni 287/2 germa “b” dhe “c” te Kodit Penal dhe denimin e saj me 7 (shtate) vjet burgim.

• Deklarimin fajtor te pandehurit Aleko Perlesi, per vepren penale te “Pastrimit te produkteve te vepres penale ose i veprimtarise kriminale” e kryer ne bashkepunim ne kuadrin e fshehjes ose mbulimit te natyres se vertete te pronesise ose te drejtave ne lidhje me pasurine duke ditur qe kjo pasuri eshte produkt i vepres penale si dhe fitim i pronesise duke ditur qe ne çastin e marrjes ne dorezim qe kjo pasuri eshte produkt i vepres penale,

veper kjo e parashikuar nga neni 287/2 germa “b” dhe “c” te Kodit Penal dhe denimin e tij me 8 (tete) vjet burgim.

• Duke u referuar dhe te Vendimi gjyqesor nr. 8 date 14.6.2016 dhene nga Gjykata e Shkalles se Pare Per Krime te Renda Tirane si dhe te vendimi gjyqesor nr.324 date 19.4.2014 dhene nga Gjykata e Rrethit Gjyqesor Durres me objekt vendosje te mases se sigurimit pasuror u kerkua nga Gjykata konfiskimi i:

• a) Pasurise nr.12/40, toke arë 420 m2 ne Rreth, Shijak ne emer te shtetases Drane Kola.

• b) Konfiskimin e Pasurise nr.27/44, toke arë 2930 m2, ne Rreth, Shijak ne emer te shtetases Drane Kola.

• c) Konfikskimin e Pasurise nr.27/20, toke arë 2750 m2, ne Rreth, Shijak ne emer te shtetases Drane Kola.

• d) Heqjen e sekuestros per llogarite bankare ne Banken Kombetare Tregtare ne emer te shtetasve Drane Kola, Athina Perlesi dhe Valbona Perlesi.

• e) Shpenzimet proceduriale ne fazen e hetimeve ne shumen 5.000 leke t’i ngarkohen solidarisht te pandehurve Drane Kola dhe Aleko Perlesi.

Artikulli paraprakKUVENDI NIS PROCEDURAT PËR ZËVENDËSIMIN E BASHKIM DEDJAS NË KUSHTETUESE
Artikulli tjetërRAMA: KËRKESAT E STUDENTËVE PO ADRESOHEN, PS PO REFLEKTON PËR TË NXJERRË MËSIMET