Prokuroria turke ka kërkuar vazhdimin e paraburgimit ndaj të pandehurve Mustafa Erdem dhe Yusuf Karabina, bën me dije Anadolu Agency.

Këta dy persona, së bashku me 4 të tjerë, u sollën nga Agjencia Kombëtare turke nga Kosova në 29 mars të vitit 2018, të akuzuar si gulenistë.

Para dy vitesh prokuroria kërkoi 22.5 vite burg për Erdemin, ndërsa për Karabinën 15 vite.
Ata akuzohen si drejtues dhe anëtarë organizate të armatosur terroriste.

Në seancën dëgjimore ne gjykata kanë marrë pjesë dy të pandehurit, si dhe avokatët e tyre.Vetë të pandehurit kërkuan kohë, ndërsa gjykata vendosi vazhdimin e paraburgimit të tyre, duke e shtyrë datën e seancës për një datë tjetër.

Kujtojmë se 6 të arrestuarit janë krerët dhe profesorët e Institucioneve Arsimore “Gulistan” dhe kolegjit “Mehmet Akif”.Zëvendësdrejtori i këtij institucioni, Yusuf Karabina është arrestuar gjatë rrugës duke shkuar në punë, në prani të familjarëve të tij.

Po ashtu, janë arrestuar edhe dy profesorë Cihen Ozkan dhe Hasan H. Gunakan si dhe Drejtori i Kolegjit në Gjilan, Kahraman Demirez.Drejtori Gjeneral i “Gulistan”, Mustafa Erdem ishte arrestuar kur kishte shkuar në polici për të marrë informacione për të lartëpermendurit.

Gjithashtu, u arrestua edhe profesori turk i kardiologjisë, Osman Karakaya, i cili ishte larguar nga Turqia pasi ishte i përndjekur nga qeverisja Erdogan në Turqi.

Sipas qeverisë turke, Institucionet Arsimore “Gulistan”, të cilat operojnë me katër shkolla fillore dhe të mesme “Mehmet Akif” në Kosovë, janë të lidhura me lëvizjen e Fetullah Gulen.

Ky i fundit akuzohet nga qeveria e Recep Tayyip Erdogan se ka organizuar puçin e 2016-s në Turqi.

Artikulli paraprak‘AIR ALBANIA STADIUM’ KANDIDON PËR ÇMIMIN STADIUMI I VITIT 2019
Artikulli tjetërZBULOHEN TRE GJYQTARËT QË DO TË VENDOSIN PËR FATIN E TAHIRIT NË APEL