Prokurorja e Apelit në Shkodër, Besa Nikëhasani do të dalë sot para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Trupa gjyqësore e KPK përbëhet nga Suela Zhegu, Genta Tafa (Bungo) dhe Pamela Qirko.

Besa Nikëhasani fillimisht është emëruar prokurore në vitin 1993 në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, nga viti 2004 ajo mban pozicionin e prokurores së Apelit në Shkodër.

Prokurorja Besa Nikëhasani është pjesë e listës prioritare të vetingut për shkak të kandidaturës së saj në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Deri tani Vettingu ka shkarkuar gjyqtarin e Kushtetueses Fatos Lulo dhe Besim Trezhnjevën.

Artikulli paraprakNEGOCIATAT ME BE, BASHA: JA KUSH ËSHTË DETYRA MË E VËSHTIRË PËR TË BINDUR NË GJERMANI
Artikulli tjetërTAKIM NË SHKODËR PËR PROMOVIMIN E KOORDINATORIT LOKAL