Prokurorja e Apelit në Shkodër, Besa Nikëhasani ka dalë sot para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Trupa gjyqësore e KPK përbëhet nga Suela Zhegu, Genta Tafa (Bungo) dhe Pamela Qirko. Prokurorja ka zgjedhur që të mbrohet vetë, pa avokat.

Për Besa Nikhasanin është bërë vetëm kontrolli për pasurinë nëpërmjet vettingut. ILDKPKI ka konstatuar se deklarimet e Nikhasanit janë të sakta, nuk ka fshehur pasurinë nuk ka kryer deklarim te rremë.

Ka burim të ligjshëm pasurie. Kemi kryer një hetim të pavarur nga përgjigja e ILDKPKI. Nikëhasani ka një apartament me vlerë 90 mijë euro në Tiranë, apartament me vlerë 28 mijë euro në Shëngjin dhe një dyqan në Lezhë, fituar me prishjen e një apartamenti të vjetër.

Nikëhasani ka gënjyer për një apartament në Lezhë me sip 130 m2. Nuk ka pasur asnjëherë certifikatë pronësie. Sipas prokurores ka pasur këtë apartament, është prishur dhe është bërë një pallat i ri, por nga hetimi administrativ nuk ka fakte.

Nikëhasani nuk ka burim pasurië për blerjen e automjetit një apartamenti dhe dy garazheve në Tiranë. 130 m2 apartament në Lezhë dhe apartament 140 m3 e dy garazheve në Tiranë dhe fuoristradës janë pa burim të justifikuara.

Për dy garazhet nuk i kam fshehur por i kam deklaruar në vitin 2009. Është një lapsus por vlera 90 mije euro është për banesën dhe 2 garazhet. I bleva garazhet por se dija sa m2 do ishte. Noteri ka bërë një lapsus për një marrëveshje përfitimi që ne kishim brenda familjes nga shitja e një toke. Njëherë ma ka bërë vjehrra deklaratën e pasurisë.

Besa Nikëhasani fillimisht është emëruar prokurore në vitin 1993 në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, nga viti 2004 ajo mban pozicionin e prokurores së Apelit në Shkodër. Prokurorja Besa Nikëhasani është pjesë e listës prioritare të vetingut për shkak të kandidaturës së saj në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Deri tani Vettingu ka shkarkuar gjyqtarin e Kushtetueses Fatos Lulo dhe Besim Trezhnjevën.

Artikulli paraprakTAKIM NË SHKODËR PËR PROMOVIMIN E KOORDINATORIT LOKAL
Artikulli tjetërSISTEM AMERIKAN NË SHQIPËRI PËR VËZHGIMIN E HAPËSIRËS AJRORE, XHAÇKA VIZITË NË KOMPANINË E NJOHUR