Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka nisur procesin e Vettingut ndaj prokurores Rovena Gashi, e cila nuk ka qenë e pranishme përpara trupës së KPK të përbërë nga Genta Tafa, Pamela Qirko dhe Lulzim Hamitaj, pasi sipas saj verifikimi i bërë nga komisionerët ka qenë i pabarabartë.

Sipas raportit të ILDKP, Rovena Gashi nuk justifikon pasurinë, nuk ka burime të ligjshme si dhe ka bërë deklarim të pasaktë.

KPK ka ngritur dyshime për 16 apartamente në Durrës të cilat dyshohet se i përkasin Nuredin Gashit, babait të Rovena Gashit, të paktën sipas faturave të OSHEE, ndërsa prokurorja pretendon se babai i saj është administrator i pallatit.

Vendimi i KPK për Rovena Gashin do jepet në datën 25 korrik në orën 09:30 dhe pritet që prokurorja të shkarkohet nga detyra për fshehje dhe pasuri të pajustifikuara.

Rovena Gashi bojkotoi seancën dëgjimore të KPK, ndërsa zgjodhi të mospërfaqësohej as me avokat mbrojtës. Në një shkresë drejtuar KPK, prokurorja thotë se procesi i Vettingut ishte shndërruar në arenë diskreditimi publik me qëllim eliminimin e pushtetit gjyqësor.

Skeda e pasurisë së Rovena Gashit/ Raporti i KPK:

Rovena Gashi disponon apartament banimi 105 m2 te Shkëmbi i Kavajës, pasuri në emër të Rovena Gashit dhe Dritan Ginës, blerë në tetor 2011 nga “Balkan Investment Group” me çmimin 80 mijë euro, shumë e cila do paguhej me dy këste.

30 mijë euro janë paguar paraprakisht jashtë zyrës noteriale, ndërsa kësti i dytë prej 50 mijë euro do paguhej brenda datës 30 nëntor 2011.

Burimi financiar sipas Gashit janë 45 mijë euro të marra kredi dhe 35 mijë euro flet për një trajtim preferencial nga një shtetas, që është kunati i saj.

Sipas KPK, bashkëshortët Gashi kanë një kontratë kredie me qëllim pagesën e apartamentit duke vendosur si kolateral po të njëjtin apartament.

OSHE na ka sjellë përgjigje se Dritan Gina ka një furnizim kredie për të njëjtin apartament. Po ashtu dhe me Ujësjellës kanalizime Durrës ka kontrata.

Sipas Gashit, ndryshimi i emrit nga “Balkan Investment” në emrin e Ditan Ginës është bërë në tetor 2011. Ndërsa pagesat i kanë nisur t’i bëjnë që nga dhjetor 2011.

Nga këto info kemi arritur në konkluzionin se ka mospërputhje mes çmimit të kontratës më datë 2 tetor 2011 dhe pagesave me transfertë bankare. Nuk përputhet posedimi i apartamentit me deklarimet e subjektit.

Gashi s’ka pasur burime të ligjshme si për 30 mijë euro këstin e parë ashtu edhe për 50 mijë euro këstin e dytë.

Ka deklarime të pasakta e të pamjaftueshme. Znj.Gashi ka kryer akte fiktive noteriale e bankare. Disponon apartament 120 m2 në Rrugën “Qemal Stafa” në Tiranë. Gashi thotë se e ka dhuratë nga babai i saj.

Apartamenti është regjistruar në pronësi të çiftit Gina më 20 nëntor të vitit 2013. Më 2 janar 2018 hipoteka na konfirmoi bashkëpronësinë sipas kontratës më datë 13 nëntor 2013.

Sipas kësaj kontrate çmimi ka qenë 32 mijë dollarë blerë nga shtetasi T.M. Apartamenti s’ka qenë dhurim nga babai te Rovena, por heqje e të drejtave të pronësisë që i ati i saj kishte. Gashi ka deklaruar se ka banuar në atë banesë prej 2006.

Këtë apartament Gashi s’e ka deklaruar kurrë në ILDKPIK. Kontrata e shitblerjes mes kompanisë dhe sh.p.k nuk përputhen me deklaratën e Gashit për apartamentin në Rrugën “Qemal Stafa”.

Gashi ka thënë se prej 7 vitesh s’ka përdorur apartamentin e askujt Por apartamenti i saj ishte në emër të ‘Eni’ sh.p.k. Nuredin Gashi, babai i Rovenës ka bërë shumë transaksione shit-blerje pronash por s’ka fituar, pasi ka shpenzime 8 herë më të larta se sa ato të dokumentuarat.

Në lidhje me 16 kontratat që Nuredin Gashi ka lidhur me OSHEE, na ka rezultuar se ai kishte realisht 15 kontrata me OSHEE në Durrës. Subjekti Rovena Gashi na ka thënë për babain e saj se kishte 16 apartamente.

Rovena është përgjigjir duke thene se apartamentet në Durrës, plot 12 janë në pronësi të Balkan Investment por jo të babait të saj.

Ai i ka hapur pasi ka qenë administrator pallati. OSHEE, pas kërkesës sonë për të verifikuar realisht në terren, na u përgjigj se 10 ishin në emër të “Balkan Investmet”, një në emër të shtetases R.S dhe një apartament i paverifikuar.

Ne hetuam nëse Gashi kishte apo jo lidhje me këto apartamente, por nuk u arrit në konkluzionin që Rovena kishte lidhje me pronat. Ka dyshime të arsyeshme që Nuredin Gashi mund të ketë lidhje me 11 apartamente.

Gashi na kërkoi të hiqet nga lista e Vettingut me prioritet pasi ajo ishte e pezulluar nga detyra me vendim të kryeprokurores Arta Marku.

Pasi përfunduan hetimin e pasurisë, më 26 qershor 2018 njoftuam Gashin të njihej me dosjen. Gashi u njoh me dosjen dhe solli 300 dokumente mbështetëse, 12 kërkesa të përsëritura, ndërsa kërkoi përjashtimin e trupës së komisionerëve.

Gashi kërkoi të hetohej edhe për anën profesionale e figurën por KPK ka refuzuar. Gashi ka kërkuar pezullimin e Vettingut ndaj saj me argumentin se kishte aplikuar në Gjykatën e të Drejtave të Njeriut. Por kjo kërkesë nuk është pranuar.

LAJMET E FUNDIT NE KOHE REALE