Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka nisur procesin e Vettingut ndaj prokurores Rovena Gashi, e cila nuk ka qenë e pranishme përpara trupës së KPK të përbërë nga Genta Tafa,

Pamela Qirko dhe Lulzim Hamitaj, pasi sipas saj verifikimi i bërë nga komisionerët ka qenë i pabarabartë.

Sipas raportit të ILDKP, Rovena Gashi nuk justifikon pasurinë, nuk ka burime të ligjshme si dhe ka bërë deklarim të pasaktë.

KPK ka ngritur dyshime për 16 apartamente në Durrës të cilat dyshohet se i përkasin Nuredin Gashit, babait të Rovena Gashit, të paktën sipas faturave të OSHEE, ndërsa prokurorja pretendon se babai i saj është administrator i pallatit.

Vendimi i KPK për Rovena Gashin do jepet në datën 25 korrik në orën 09:30 dhe pritet që prokurorja të shkarkohet nga detyra për fshehje dhe pasuri të pajustifikuara.

Rovena Gashi bojkotoi seancën dëgjimore të KPK, ndërsa zgjodhi të mospërfaqësohej as me avokat mbrojtës.

Gashi kërkoi të hetohej edhe për anën profesionale e figurën por KPK ka refuzuar.

Gashi ka kërkuar pezullimin e Vettingut ndaj saj me argumentin se kishte aplikuar në Gjykatën e të Drejtave të Njeriut. Por kjo kërkesë nuk është pranuar.

Artikulli paraprakRIKONSTRUKSIONI I QËNDRËS SHËNDETËSORE RRAGAM
Artikulli tjetërKOMBËTARJA U-15 GRUMBULLIM PËR MIQËSORET