U promovua sot në bibliotekën “Marin Barleti” në qytetin e Shkodrës libri i titulluar “Jeta dhe Vepra e Kolë Idromenos” me autor Mark Zadeja njëherësh Anëtar i Akademisë Europiane të Arteve” .

Në këtë aktivitet ishin të pranishëm studiues, dashamir të librit dhe të artit në përgjithësi. Vetë autori i këtij Libri Mark Zadeja i cili tashmë prej 25 vitesh jeton me familjen e tij në Gjermani përshkruan me hollësi çdo detaj

të jetës së një prej nismëtarëve të themelimit të arkitekturës, pikturës e skulpturës realiste dhe fotografisë shqiptare, duke na lënë një trashëgimi me vlerë në këto fusha.

Për botimin e këtij libri autori Mark Zadeja thote se ka punuar me vite të tëra

Libri fillon me shënime e ngjarje emocionuese duke shprehur kështu Jetën dhe veprën Kolë Idromenos si njëbshembulli i qartë se si lindin dhe veniten talentet shqiptare.

Sepse ende sot kultura e arti shqiptar nuk kanë gjetur mbështetjen e duhur prej pushtetarëve, të cilët kurrë nuk e kuptuan se sa i rëndësishëm dhe i pazëvendësueshëm është roli i tyre për përparimin e Shqipërisë në të gjitha fushat