Shkrimtari i njohur shkodran, Skënder Temali ka prezantuar kete te shtune në, ambjentet e bibliotekës , “Marin Barleti” librin “Këtë dimër nuk ra dëborë”

Një botim dedikuar shqiptarëve të Malit të Zi por edhe vete malazezëve. Vepra ka për qëllim vendosjen e urave të komunikimit kulturor mes dy popujve.

Të pranishëm në këtë ceremoni promovimi ishin miq familjarë dhe shkrimtarë të njohur .
Vepra u botua nga qendra për ruajtjen e zhvillimin e kulturës së pakicave në Mal të Zi.

Pak kohë më parë libri u promovua Tuz të Malit të Zi, në prani të krijuesve dhe dashamirësve të librit, por dhe të ambasadorit të Republikës së Kosovës në Podgoricë, Skender Durmishi,

nga ku u nderua edhe me një cmim për kontributin e tij në bashkëpunimin dhe afirmimin e kulturave të dy shteteve.

Skënder Temali ka botuar cikle poetike e tregime mjaft të dashura për lexuesit . Disa nga këto krijime kanë zënë vend edhe në botime të zgjedhura dhe janë vlerësuar me çmime lokale e kombëtare.