Është promovuar libri monografi kushtuar heroit Shqiptar, Bislim Kadri Bojgorës, paraditën e së shtunës, organizuar nga shoqata e shkrimtarëve dhe artistëve të Malësisë së Madhe në bashkëpunim me Bashkinë e asaj zone .

Autori I veprës Asllan Istrefi shprehet se shkrimet janë bazuar në periudhën e luftës së dytë botërore pikërisht kur pjesa e Mitrovicës dhe Shalës ishin të pushtuara nga Gjermania Naziste.

Për të gjithë popullin kosovar dhe shqiptar heroi Bojgora është një personalitet që mbrojti vendin nga luftërat e përgjakshme.

Figura të tilla do ti mungojnë gjithmonë popullit shqiptar, edhe pse duhet të krenohen dhe përkujtohen, autori Istrefi shprehet se heronj të tillë janë harruar dhe nuk përmenden as ne historinë e dy vendeve.

Ndërkohë gjatë aktivitetit u promovua dhe kënga “O Malësi” nga shoqata e artistëve të Malësisë së Madhe.