Punëdhënësit në Arabinë Saudite detyrohen shpesh të marrin emigrantë të huaj për t’u shërbyer në shtëpi, për shkak të mungesës së stafit, por historitë e keqtrajtimeve kanë qenë të shumta.

Rasti më i fundit është i një shërbyeseje filipinase që u fotografua e lidhur pas një peme sepse kishte harruar disa mobilie në diell.

Numri i emigrantëve në Arabinë Saudite është me miliona, por disa prej tyre janë detyruar të kthehen, pavarësisht pagës së mirë, për shkak të keqtrajtimeve.

Disa nga historitë janë vërtet ngjethëse.