Kryeregjistruesi Valdrin Pjetri gjatë një mbledhje ditën e sotme u kërkoi drejtuesve të ZVRPP që të trajtojnë praktikat e qytetarëve brenda afatit ndryshe do shkarkohen.

TIRANE-Kryeregjistruesi Valdrin Pjetri gjatë një mbledhje ditën e sotme u kërkoi drejtuesve të ZVRPP që të trajtojnë praktikat e qytetarëve brenda afatit ndryshe do shkarkohen. Ai kërkoi zbatimin rigoroz të urdhrit të tij që përcakton nxjerrjen e një akt verifikimi për një dosje.

Pjetri u ka kërkuar drejtuesve vendorë që të verifikojnë çdo ankesë të platformës së bashkëqeverisjes, si dhe ka paralajmëruar largimin e punonjësve që kanë abuzuar me afatet e dhënies së këtij shërbimi.

“Akt-Verfifikimi pёr njё dosje tё ketё vetëm një. Ka raste kur punonjësit bëjnë Ping-Pong me qytetarёt duke i kёrkuar plotësimin e dosjes me disa Akt-Verifikime.

Tё studiohet mirё dosja dhe tё dalë vetёm njё Akt-Verifikimi. Ju kërkoj zbatimin e urdhërit të nxjerrë nga Kryeregjistruesi me nr. 937, datё 12.06.2018 për këtë çështje”, tha Pjetri. Gjithashtu ai u ka kërkuar regjistruesve që të trajtojnë praktikat e prapambetura brenda datës 31 shtator 2018.

Artikulli paraprakISHIN STREHUAR NË RRETHINAT E ROMËS, ZHDUKEN 40 EMIGRANTË TË ANIJES ‘DICIOTTI’
Artikulli tjetërAKSIDENT I RËNDË, NJE I VDEKUR