Kryetari i bashkise Vau Dejes, Zef Hila ka zhvilluar nje takim bashkebisedues me banoret e Kosmacit te Njesise Bushat mbi problematikat qe shqetesojne kete komunitet.

Kryebashkiaku Hila u ndal se pari tek çertifikimi i pronave dhe legalizimet duke i cilesuar si problemet me madhore te mbartura nder vite ne kete zone .

Nisur nga ky shqetsim Hila premtoi që keto dite do te vihet ne dizpozicion te banoreve nje ekip pune i përbërë nga inxhiniere të kualifikuar, juristë dhe noterë dhe hartografe të cilët do të verifikojne të gjitha problematikat e pronësisë dhe për pasojë zgjidhjen e tyre, pa asnjë detyrim financiar .

Gjithashtu ne kete takim u diskutua dhe problemet që ka kjo zone me energjine elektrike. Shqetsim ky i ngritur disa here nga Bashkia Vau Dejes por që deri me tani nuk ka marre zgjidhje.

Nderkohe takime te tilla që kane ne fokus evidentimin e problematikave te komunitetit te Bashkise Vau Dejes do zhvillohen ne cdo njesi administrative te saj.

Artikulli paraprakANA E MALIT, BASHKIA INVESTON NË INFRASTRUKTURË
Artikulli tjetërVAU DEJËS, KRIJOHET FORUMI RINOR I PD