Gjykata e Tiranës ka vendosur të lirojë nga qelitë nga 10 nga 11 personat e arrestuar nga policia për protestën e dhunshme para Parlamentit të enjten e shkuar (22 tetor).

Në qeli do të mbetet vetëm shtetasi Dorian Protoduari, ndërsa ndaj 10 personave të tjerë është caktuar masa e sigurisë detyrim me paraqitje.

Para ndërtesës së gjykatës së Tiranës, janë mbledhur banorë të zonës së Astirit, të mbështetur nga deputetë të opozitës, si Edi Paloka, Klevis Balliu, Kejdi Mehmetaj, Silvi Caka, etj.

Një banor pati një thirrje për forcat e rendit që kanë blinduar ambientet e jashtme të gjykatës.

Banori: Ju bëjmë thirrje. Sot është fëmija im dhe nesër është fëmija jot. Ama, me u bo bashkarisht me krimin që të mbroni një kriminel atje, jam ai burrë që e dorëzoj kapelen. Ta dini se ushqeni fëmijët me taksat e këtij populli. Ne nuk jemi kriminelë. Ata janë fshehur atje.

Prokuroria ka kërkuar arrest me burg për 6 nga 11 të arrestuarit: Fluturim Goleci, Amarildo Sinanaj, Marsel Velillari, Dorjan Protoduari, Ruzhdi Daci si dhe për Shpati Bilbilajn. Ndërsa për 5 të tjerë prokuroria ka kërkuar detyrim paraqitje.

Protesta para parlamentit u zhvilluan të enjten paradite, duke lënë pas 15 policë të plagosur lehtë dhe disa protestues. Ishin fishekzjarrët e hedhur ato që shkaktuan plagosjen e efektivëve të policisë, një prej të cilëve një femër 24 vjeçare, e cila pësoi dëmtime të gishtërinjve.

11 persona janë arrestuar nga policia për protestën, përkatësisht:
– Alban Ahmetcenaj, 36 vjeç;- P. A., 17 vjeç;- Fluturim Goleci, 30 vjeç;- Rruzhdi Daci, 53 vjeç;- Marsel Villari, 28 vjeç;- Erjona Dozhani, 30 vjeç;- Lulzim Dozhani, 45 vjeç;
– Dorjan Protoduari, 30 vjeç- Ali Nalic, 35 vjeç;- Amarildo Sinanaj, 30 vjeç;- Shpati Bilbili, 31 vjeç.