Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar përmes një statusi në Facebook për protestën e një dite më parë përpara Parlamentit, duke sqaruar se bëhet fjalë për një betejë që s’ka më kthim pas.

Sipas tij, beteja e nisur nga opozitarët do përfundojë vetëm kur të shporret qeveria e Ramës.

STATUSI I PLOTE

Beteja që kemi nisur për një Shqipëri si gjithë Europa është pa kthim! Kjo betejë do të përfundojë me shporrjen e kësaj qeverie të krimit dhe me triumfin e shqiptarëve!

Udhëtimi ynë drejt Europës është i dhimbshëm dhe kalon përmes sakrificash, por ky udhëtim është shpëtimi ynë, është çlirimi nga e keqja që i ka zënë frymën shoqërisë, është rruga e sigurtë drejt mirëqënies për njerëzit!

#ShqiperiaSiEuropa