Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka reaguar mbrëmjen e sotme sërish për protestën e studentëve.

Basha shkruan në Facebook se studentët kanë vendosur të kalojnë natën përballë kryeministrisë dhe duhen ndihmuar me ushqim dhe batanije.
Reagimi i kreut të PD-së, Lulzim Basha:

Dhjetëra studentë kanë vendosur të kalojnë natën para ndërtesës së Kryeministrisë në të ftohtë.

Po ju drejtohem si prind qytetarëve të Tiranës: Studentët që kanë vendosur në mes të të ftohtit të kalojnë natën jashtë në kushte të padurueshme.

Mendoni si për fëmijët tuaj, sot duhet t’u çojmë atyre mbulesa dhe ushqim.
Ndërsa nesër ftoj të gjithë prindërit, qytetarët t’ju bashkohen protestës së tyre.

Është protestë për dije, është protestë për dinjitet, është protestë për një të ardhme më të mira për ta.

Tashmë ajo është edhe një protestë kundër arrogancës dhe shpërfilljes ekstreme të një qeverie që i ka braktisur me kohë njerëzit.

Artikulli paraprakKËRKESAT E STUDENTËVE, RAMA:PD-LSI U FUTËN NË TURMË TË MASKUAR PËR TË PËRFITUAR
Artikulli tjetërKËRKESAT DHE PROTESTA E STUDENTEVE