I ashpër ka qenë reagimi i ish-kryeministrit Sali Berisha në lidhje me protestën e studentëve, ndërsa sulmon qeverinë ‘Rama’.

Në një postim në ‘Facebook’ Berisha shkruan se studentëve po u bëhet presion. Deputeti demokrat ka postuar një mesazh të një studenti të universitetit Aleksandër Moisiu, i cili shkruan se kanë marrë kërcënime nga Rektorati.

MESAZHI TEK BERISHA
Pseudo intelektuale, zyrtare, mercenare kercenojne dhe ju bejne presion studenteve!
Studentet denoncojne pseudo intelektuale, zyrtare, mercenare ne Universitetet e Elbasanit, Durresit, Shkodres dhe Fakultetin e Drejtesise ne Tirane qe ju bejne presion dhe i kercenojne.

Studentet denoncojne mediat se po censurojne protesten e tyre de fakto nje revolucion i vertet demokratik kunder Kakistokracise!
Lexoni mesazhet e tyre.

Ju bej thirrje studenteve te kerkojne largimin urgjent te ketyre mercenareve, pseudopedagove dhe zyrtareve vasal nga universititet dhe fakultetet e tyre. Ata jane segmente me te kalbura dhe te korruptuara te regjimit te Kakistokracise (Kakistos ne greqishten e lashte me i keqi). sb