Një protestë që shpërtheu në dhunë ishte ajo e opozitës joparlamentare që nisi në orën 18:30 të së shtunes dhe u përmbyll pas mesnate me sulmin me bomba molotov, fishekzjarrë e sende të forta ndaj 4 institucioneve, Kryeministrisë, Kryesisë së Kuvendit, Parlamentit dhe Drejtorisë së Policisë.
Për 6 orë, simpatizantët e opozitës sulmuan institucionet.

Nisën me kryeministrinë ku hodhën bomba molotov në hyrjen e godinës që u përfshi nga flakët në pjesën e derës kryesore. Forcat e policisë u rrezikuan pasi bombat molotov hidheshin në drejtim të tyre që ruanin sigurinë e kryeministrisë në kordonin e parë.

Turma e protestuesve çau edhe kordonin e policisë duke u ngjitur në hyrjen e kryeministrisë, por militantët nga jashtë kordonit hodhën sërish bomba molotov duke rrezikuar edhe vetë protestuesit, njërin prej të cilëve e largoi nga flakët një efektiv i policisë. Më tej u sulmua edhe kryesia e Kuvendit.

Në momentin e urdhrit për të arrestuar sekretarin demokrat Sait Dollapin ai shfaqet qartë që nuk po kryente asnjë akt sulmi apo agresioni ndaj Policisë, por po vendoste një maskë anti-gaz.

Në këtë moment i është afruar një prej krerëve të policisë, i cili mbetet i paidentifikuar, dhe i ka hequr me forcë maskën. Më pas u ka bërë me shenjë forcave ‘speciale’ që ta arrestonin.Sekretari demokrat ka bërë të largohet me vrap dhe specialët i janë vënë pas.

Dollapi është rrëzuar dhe duket qartë që gjatë rënies ka dëmtuar keq njërën prej këmbëve. Pas rënies ‘specialët’ e kanë sulmuar me shkopinj gome dhe kanë vazhduar ta godasin derisa e kanë futur në makinën e blinduar të Policisë

Kryedemokrati Basha mbajti një mbledhje urgjente në seli ku në përfundim doli duke i bërë publik protestuesve planin e protestave, ku ajo e rashës do të mbahet të hënën pasdite në 18:30, protesta e pestë kombëtare kundër qeverisë.

Artikulli paraprakSTAR SPORT – 12.05.20419
Artikulli tjetërPROTESTA PËR TË ARRESTUARIT