Gjykata e Tiranës lë në masën e sigurisë “arrest me burg” Florenc Hoxhën dhe 3 protestues të tjerë të arrestuar pas protestës së 16 shkurtit 2019.

Në arrest me burg u lanë dhe Ilir Hamedani, Resul Daci dhe Sajmir Rexhepi.
Ndërsa u vendos ‘arrest në shtëpi’ për Emanuel Nallbani, Naim Haxhiun, Andon Nasigjinin, Festim Takun dhe David Linatin.

Gjate seances se vlerësimit të masës së sigurisë avokati i të arrestuarve, Ivi Kaso tha se prokuroria nuk kishte asnjë provë për ushtrim dhune.

Ivi Kaso: Me përjashtim të një personi që ishte marrë gabimisht, të gjithë kanë qenë pjesëmarrës dhe e pranuan me krenari. U pretendua nga ana e tyre se nuk kanë kryer akte dhune qofshin ndaj policisë, qoftë ndaj pronës publike.

Nuk ka asnjë provë që ti lidhin këta me akte dhune. Organi i prokurorisë dështoi të sillte një provë të vetme apo një imazh që ti lidhe me akte dhune. Prova nuk ka në asnjë nga fashikujt që solli prokuroria.

Kaso tha se janë falsfikuar provat në rastin e ndalimit të Florencës Hoxhës dhe ai që ka bërë këtë sipas tij do të mbajë përgjegjësi.

Ivi Kaso: Sot në gjykatë u paraqit një provë e falsifikuar. Pra procesverbali i dytë i kontrollit të banesës së Florenc Hoxhës është qartësisht i falsifikuar.

Është falsifikuar ora e mbajtjes së këtij procesverbali për arsye që ti jepej gjykatës pasqyrimi i rremë i realitetit, kur në fakt ky kontroll është zhvilluar jashtë çdo procedure ligjore dhe jashtë orarit ligjor që parashikon orën 22 të darkës si orar maksimal të ushtrimit të banesës. Kontrolli është kryer pas ores 22:00, ndërsa proceverbali mban orën 21:00.

Prokuroria kërkon burg për 15 të ndaluarit
Për 15 prej 19 të arrestuarve, Prokuroria ka kërkuar masën e sigurisë ‘Arrest me burg’.

Ndërsa është kërkuar ndryshimi i masës nga ‘Arrest me burg’ në ‘Detyrim paraqitje’ për dy gra të arrestuara dhe për një shtetas të mitur.

Për shtetasin Resul Daci është kërkuar ‘Arrest shtëpie’ pasi ka raport mjekësor . Ndërsa arrest me burg është kërkuar edhe për Florenc Hoxhë, ish-drejtor i INUV.

Të pandehurit nuk e kanë pranuar akuzat Ata kanë thënë se kanë qenë në protestë, por nuk kanë kryer akte të dhunshme.

Edhe avokati i të arrestuarve, Ivi Kaso pretendon se ndaj të pandehurve nuk ka vepër penale dhe arrestimet janë politike.

Ivi Kaso: Të lirohen të arrestuarit pasi nuk kanë kryer asnjë veprim të dhunshëm, aktet kamë qenë simbolike

Brenda seanca janë edhe përfaqësues të opozitës.
Arrestimet
Arrestimi i tyre u bë në bazë të pamjeve filmike të policisë si dhe ato të vendosura në Kryeministri, të cilat kanq fiksuar të gjithë veprimet e protestuesve.

Identifikimi i tyre u bë në kohë rekord nga efektivat e policisë së kryeqytetit, por dhe agjentët e krimeve të ardhura nga rrethet të cilët kanë verifikur veprimet e tyre. Mes të ndaluarve ishte dhe një 80 vjeçar nga Lezha.

Por ndërkohe Prokuroria do të verifikojë edhe veprimet e Gardës së Republikës dhe Policisë së Shtetit, për planin e masave që janë marrë para dhe gjatë protestës si dhe a është zbatuar ai plan dhe a ka patur tejkalim të kompetencave të policisë.

Gjithashtu pritet edhe përfundimi i ekspertizave të policisë shkencore për lëndet e përdorura në protestë si nga ana e protestuesve dhe nga ana e Policisë dhe Gardës.

Artikulli paraprakI BLLOKUAN RRUGËN RAMËS, SHOQËROHET NËNKRYETARJA E BASHKISË LEZHË DHE 10 PERSONA TË TJERË
Artikulli tjetërME 33 KG DROGË NË MAKINË, NË PRANGA NJË GREK DHE NJË SHQIPTAR