Protesta e banorëve të Unazës së Re ka hyrë sot në ditën e 51-të. Me jelekë ngjyrë portokalli, flamuj të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dhe bilbilë në duar, ata kërkojnë dëmshpërblim dhe anulim të projektit.

Banorët kërkojnë që Prokurorja e Përgjithshme, Arta Marku të ndërhyjë dhe të hetojë këtë projekt që siç e quajnë ata është “vjedhje”.

Në mbështetje të banorëve kanë shkuar deputetë të Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, si dhe kryetari i PD, Lulzim Basha.

“Kemi besim tek drejtësia amerikane. Kërkojmë lirimin e Ilirit dhe të Danielit. Kërkojmë dëmshpërblim 100% nga shteti. Të anulohet projekti, kjo është vjedhje”,-kanë thënë banorët.

Banorët kanë bllokuar sërish për disa minuta rrugën që të çon tek Unaza e Re, si dhe kanë forcuar thirrjet se protesta do të vazhdojë deri në anulimin e projektit.

PUBLICITET