Dhunë e përleshje tek Parlamenti. banorët e Unazës së Re por jo vetëm janë përleshur me policinë. Ata kanë çarë rrethimin e parë të formuar nga efektivët e policisë dhe po tentojnë të hyjnë në parlament ku po zhvillohet seanca plenare.

Nga përplasja mes forcave të policisë dhe banorëve të Astirit është lënduar nga protestuesit nëndrejtori i Policisë së Tiranës, Dhimitraq Ziu.

Protestuesit kanë hedhur edhe shashka e fishekzjarrë dhe në vend shihet tym e kaos. .

Me pankarta në duar ku shkruhet: “Të mjerë, të pashpirt, të çmendur” si dhe për “familjen japim jetën” protestuesit i kërkojnë qeverisë të mos preken shtëpitë pa marrë vlerën e dëmshpërblimet me vlerën e tregut.

20 mjete të FNSH-së janë prezente si dhe shumë forca kanë hyrë në oborrin e Namazgjasë për të qëndruar në gatishmëri në rast se situata mund të precipitojë.

Rreth Parlamentit është krijuar edhe një kordon policie me qëllim ruajtjen e institucionit, pasi në Kuvend sot do të diskutohet buxheti 2019 si dhe do të votohet ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj pas dekretimit nga Meta.

Gjithashtu situata do të monitorohet nga kreu i policisë së Tiranës dhe dy nëndrejtorët e këtij institucioni.

“Punonjës në Shqiponjave, policisë dhe FNSH-së janë në terren. Ka një gatishmëri të madhe, duke nisur nga drejtori por edhe nga dy nëndrejtorët e Policisë së Tiranës”

Artikulli paraprak“PROTESTA”, RAMA-BANORËVE: S’KA DËMSHPËRBLIM, LARGOHUNI!
Artikulli tjetërOPOZITA TRYEZË PËR BUXHETIN, BASHA: PASUROHEN OLIGARKËT