Opozita ka protestuar për tre orë me ardhë përpara Parlamentit në Tiranë. Pas tre orësh lideri i opozitës Lulzim Basha mbylli protestën.

Kërkesa që kanë protestuesit është rrëzimit i qeverisë të Edi Ramës. Protestuesit edhe këtë herë nuk ishin të dhunshëm ndërsa u hodhën disa kapsollë, tymuese apo edhe djegie gomash.

Fjalën e morën kandidatët që nuk pranuan mandatet e opozitës ndërsa ndër ata që u ngjit në podium ishte edhe djali i Azem Hajdarit duke krijuar një situatë të pakuptimtë pasi motra e tij, Rudina Hajdari nuk ka pranuar ende të dorëzojë mandatin e deputetes.

Një ish-deputete e Sarandës gjatë fjalimit përveçse u emocionua kaloi një gjendje jo të mirë.

Lideri i opozitës Lulzim Basha mori fjalën dhe deklaroi se sovrani e ka marrë vendimin sipas tij për të larguar qeverinë e Edi Ramës.

Pasi orientoi turmën drejt Kuvendit për të dorëzuar qindra mandate të kandidatëve që nuk pranuan të bëhen deputetë Lulzim Basha bashkë me protestuesit iu drejtua selisë së PD duke thënë se 16 marsi, protesta e radhës është dita kur do të largohet kryeministri Rama.

Kjo është protesta e katërt që zhvillon opozita e bashkuar në Tiranë.