Kryeministri Edi Rama deklaroi se pavarësisht protestave të opoitës qeveria nuk preket, pasi shumica e shqiptarëve i ka besuar mandatin. “Fatkeqësisht ajo që ndodh me politikën gjithmonë ndikon kur ndodh për keq, sjell keq.

Në këtë rast cka ndodh, e vetmja pikë dhe gjë që nuk cënohet është qeveria dhe shumica qeverisëse, në aspektin e numrave gjithcka tjetër preket.

Qeveria nuk preket, se nuk është një mur që i bie dhe shemb, është një mandat besimi i shumicës së popullit dhe ndryshon vetëm kur i vjen radha popullit që të gjykojë, ndërkohë që preket ekonomia e kujtdo.

Ndër ata që shkojnë në protesta të organizuara për t’u materializura në dhunë, një pjesë janë rrogtarë, të cilët marrin një rrogë si punonjës të administratave lokale politike.

Dhe si të thuash janë punëtorë të ndërmarrjes parti që i thërret në një rrëmujë politike dhe mbase për ta llogaria është më e thjeshtë, marrim rrogën dhe bëjmë këtë punë, po jo për këdo tjetër, jo” tha Rama.

Artikulli paraprakPROTESTA E OPOZITËS, NIS MARSHIMI DREJT KRYEMINISTRISË
Artikulli tjetërPROTESTUESIT RRËZOJNË GARDHIN METALIK PAS KRYEMINISTRISË